PD zbardh listën e kandidatëve për deputet/ Ja emrat që do të votohen sot në qarkun e Lezhës…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokratët e Qarkut të Lezhës, do të votojnë të enjten për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit, nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Më poshtë, do të gjeni emrat sipas degëve të Qarkut Lezhë, në procesin që është vlerësuar si një ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

Dega Lezhë, Qarku Lezhë/ 1. ALKETA MARKU; 2. ALTIN MEMA; 3. ANILA FRROKU; 4. ARBEN NDOJ; 5. DAVID SYKU; 6. DOD ZHUBA; 7. FRANGA HILA; 8. GJOK VUKSANI; 9. GJOVALIN GJELOSHI; 10. LINDITA METALIAJ; 11. PETRIT MARKU;12. ROZA HILA; 13. SALVADOR KAÇAJ; 14. SEVELIAN KOSOVA; 15. SILVANA KOLZIU; 16. SOKOL NDOKA
Dega Mirditë:/ 1. ALBERT MELYSHI; 2. ALEKSANDER LALA; 3. ALFRED DUKA; 4. DORIAN GJOMARKAJ; 5. EVEREST DEDAJ; 6. GJERGJ PRENGA; 7. GJON PJETRI

Dega Kurbin: 1. ANDON FRROKAJ; 2. ELTON LASKA; 3. GENC DOCI; 4. INDRIT VOKSHI; 5. KASTRIOT PREND PIROLI; 6. LINDITA TOMA; 7. LUIGJ ISUFI; 8. MARJAN TUCI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit, votojnë bazuar kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë, i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë, ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit dhe sot po votohet në Shkodër. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Zjarr Tv Ad