Përcillet për në banesën e fundit aktori Xhevdet Ferri

0
59

Përcillet për në banesën e fundit aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri, i cili u nda ditën e djeshme nga jeta pasi humbi betejën nga një sëmundje të rëndë. Pas familjarët, të afërm, miq e dashamirës i dhanë lamtumirën në një ceremoni të ngushtë.  Aktori i dhjetra roleve në kinematografi dhe teater ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë pulmonare në mushkri, në moshën 59 vjeçare. Xhevdet Ferri spikati për rolet e tij ku bie në sy cilësia, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. Ai ka luajtur rolin e tij të fundit në filmin “Delegacioni”.Miqtë dhe kolegët e tij që bashkëudhëtuan një jetë në skenë e përjetuan si një lajm të pabesueshëm ndarjen e tij nga jeta teksa kujtuan episode me Xhevdet Ferrin në skenë dhe jashtë saj. Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reagoi dhe politika, ndërsa e kujtoi aktorin e njohur shqiptarë duke shprehur ngushëllime. Trupi i pajetë i aktorit do të prehet në varrezat e Sharrës.