“Përdhunimi i nxënëses dhe përdhunimi i mësuesit”, Boçi: Mimi nostalgji për kohët “e arta” të diktaturës

0
57

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me ngjarjen në Babrru, ku një 15-vjecare u abuzua seksualisht nga roja i shkollës, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Boçi shkruan se akoma më ulëritëse janë bërë deklaratat e zinxhirit përgjegjës pushtetar për ngjarjen, duke iu referuar deklaratave tw bwra nga deputetet e PS-sw.

Postimi i plotë:

Ngjarja shokuese e përdhunimit të një nxënëse 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe bashkëmoshatarë të saj, ka tronditur mbarë opinionin.

Rasti ndjek ngjarjet e tjera të Kavajës, të Fierit, të Tiranës dhe rënia e edukimit e dështimi i insitucioneve është ulëritës.

Dhuna, përdhunimi, janë bërë tashmë një refren i arsimit tonë.

Dhe akoma më ulëritëse janë bërë deklaratat e zinxhirit përgjegjës pushtetar për ngjarjen.

Rama flet me gjestet banale për mbrojtjen e së pambrojtshmes, duke marrë në mbrojtje dhunues me uniformë e pa uniformë dhe akoma më shumë me heshtjen e tij për rastin konkret.

Madje as i intereson fare.

Ministrja e tij profane, bën analiza fluturake socio-filozofike, duke shmangur përgjegjësinë direkte të saj.

Jo që është ajo që bashkë me paraardhësen e bashkë me Ramën, të cilët kanë degraduar deri në qelizë edukimin e arsimin!

Kanë zhbjerrë vlerat, kanë instaluar të keqen e të shëmtuarën në shkollat tona, kanë rrëzuar përmbys mësuesin e kanë përdhosur misionin e tij.

Shërbimi psiko-social është inekzistent, ndërsa insitucionet komunitare që merren me edukimin në bashkëpunim me prindërit në shkollë, nuk funksionojnë.

Siguri nuk ka, sikurse nuk ka rregull e disiplinë qytetare.

E nuk mbaron këtu “përdhunimi” i arsimit!

Këto ditë duhet të dëgjosh e të durosh dhe shpikjet e deputeteve socialiste që përpiqen ta vërtisin fajin diku larg tyre, larg politikave të dështuara të Rilindjes e përgjegjësive të qeverisë për shkatërrimin e sistemit arsimor.

Për Vasilikën fajin e kishte “policia komunitare” që nuk lexon parrullat dhe ndoshta tek e fundit nuk di as të lexojë, se mbushja me dallkaukë e institucioneve bëhet me urdhër politik të saj dhe qeveritarëve “modernë”.

Ndërsa për Mimin, fajin e kishin plotësisht mësueset.

Pra këta mësuesit e dhunuar sistematikisht nga kjo qeverisje.

Ish ministrja e mbrojtjes me siguri i ngatërroi me ushtaraket.

Mësuesi ka faj tha Mimi, se lyhet, zhgërryhet, rregullon flokët e kuron paraqitjen, sepse nuk e ka mendjen tek ditari dhe nxënësi.

Për Mimin mësueset duhet të ishin me muskuj, beqare të lashta, të veshura keq, sa më të egra, të shëmtuara e të zbatonin vijën përdhunuese të partisë, përndryshe ishin kot.

Madje Mimi, në nostalgji e sipër për kohët “e arta” të diktaturës, na sqaroi se para 50 vitesh kërciste telefoni nëse mungoje, a thua ti se kishin njerëzit telefona atëhere.

Ndoshta e di që kishte celularë nga këto “smart” me të cilët ofrohet mësimi online i Shahinit.

Një përdhunim e linçim të tillë për figurën e mësuesit, nuk e kisha dëgjuar.

Një urrejtje të tillë, për “ata” që rrezikojnë kështu pushtetin e Ramës dhe Mimit nuk e kisha parë kaq bruto.

Mësuesi sot ka qindra probleme, por ai nuk mund të akuzohet e të abuzohet për detyrat që sot i kanë ligjvënësit, ligjzbatuesit, drejtuesit e institucioneve shkollore e zinxhirit drejtues.

Mësuesi nuk është “bedeli”, që sa herë zbulohet e keqja qeverisëse, të goditet e të përdhunohet sistematikisht e publikisht.

Nuk është as varka, ku mund të shpëtojë karrigen e pushtetit Rama, Shahini & co.

Përdhunuesit duhet të dënohen ligjërisht dhe me votë!