Përdhunuan dhe droguan 17-vjeçaren: Gjykata lë në burg 3 persona

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krujës vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 3 nga 6 personat të cilët përdhunuan dhe droguan 17-vjeçaren në Fushë Krujë.Masa e sigurisë u dha për Edison Çangun, Fatjon Lekën dhe Arbis Shima, dhePër 17-vjeçarin Leonard Stafa, u caktua masa ‘Arrest shtëpie”.Më herët u arrestua në Sarandë Ameld Merlika, një nga anëtarët e grupit i cili ishte shpallur në kërkim.Masa për Merlikën pritet të zhvillohet në ditët në vijim.Alket Brata, i cili dyshohet se sulmoi me eksploziv banesën e 17-vjeçares pas denoncimit të rastit, mbetet ende në kërkim.Në dëshminë e saj, 17-vjeçarja tha se ishte shfrytëzuar për një periudhë disa mujore nga grupi i të rinjve që sipas saj kishin qëllim ta trafikonin në Greqi.

Zjarr Tv Ad