Përfundon takimi midis Kryemadhit dhe Palmer

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar pak minuta më parë takimi midis kryetares së LSI-së dhe Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Palmer. Deri më tani nuk jepen shumë detaje mbi temën e bisedës së zhvilluar edhe pse mendohet se në qendër të takimit ka qenë kriza politike në vend dhe djegia e mandateve nga opozita.

Sikundër raportohet deri më tani, biseda midis Kryemadhit dhe Palmer, zgjati 70 minuta dhe u zhvillua në selinë e LSI-së. Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar se do të mbajë protestën e madhe të radhës më 13 prill në orën 18.00

 

Zjarr Tv Ad