Pergjimet e BILD, Braçe: Prokuroria të hetojë nga i pari tek i fundit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv/ kryeministri Erjon Braçe komenton përgjimet e publikuara nga BILD

Erjon Braçe: “Në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë për rastin e Durrësit apo të djeshëm nuk flitet në asnjë gërmë për dhënie parash në këmbim të votës.  Prokuroria të hetojë nga i pari tek i fundit dhe të provojë që ato para janë paguar kanë blerë votat dhe ato votat  kanë ndikuar në rezultat. Nëse identifikohen raste të tilla të blerjes së votave prë të ndikuar në rezultat krimi është krim individual.” 

Duke komentuar përgjimet e publikuara dje Brace tha se duhet vërtetuar autenticeti dhe merr në mbrojtje personazhet socialiste emri i të cilëve ka dalë në përgjime.

Shefi i komisariatit të Dibrës nuk thotë kurrkund se ka bërë vota për PS. Ai thotë se ka ruajtur rendin dhe sigurinë nga një bandë atje që ka dhunuar disa përfaqësues të PS, madhe me pistoletë në dorë. Ka dëmtuar pasuri publike atje. Ka goditur edhe makinën e policisë së shtetit.

 Nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjes. Duhet të jetë prokuroria që do i vërtetojnë autencitetin. Ajo që thatë ju nga çfarë që është zbardhur deri tani nuk është.

Zoti Pjerin Ndreu nuk thotë në atë bisedë telefonike, që duhet të provohet, që mësuesit në qarkun e Dibrës në rastin që nuk votojnë për PS do fluturohen nga puna. Kanë komunikuar për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollave. Dhe sipas ligjit një socialisti mund ti kërkojë një socialisti të votojë.

Pjerin Ndreu i ka identifikuar të dy personat, me atë që ka folur dhe atë që ka përdoru atë lloj shprehje. Ai ka qenë i angazhuar në Partisë Socialiste. Nuk bëhet fjalë për mësues për dy persona që janë pjesë e PS.

Në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë në rastin e Durrësit apo të djeshëm në asnjë prej tyre nuk flitet në asnjë gërmë për ofrim të parave.

Në asnjë rast qoftë Gjiknuri, qoftë Dako nuk është gjetur që të ketë komunikuar për çështje parash. Për secilin, përfshirë këta të dy, prokuroria duhet të bëjë hetimet, të provojë që ato para kanë blerë vota dhe gjithsecili të mbajë përgjegjësi. Në rast se identifikohen raste të tilla, të blerjes së votave, krimi është krim individual. Pavarësisht se kanë dhunuar, rrahur, masakruar, blerë vota me para në dorë. Të paktën për palën tjetër Prokuroria duhet të kishte marrë masa në kushte flagrante.”

Zjarr Tv Ad