Përmbytje në Krujë e Rrogozhinë, dëmtohet rrjeti shpërndarës, shumë zona pa energji

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar problematika e vështirësi në disa zona të vendit. dëmtimi i rrjetit shpërndarës ka lënë pa energji disa dhjetëra fshatra në vend, ndërsa vështirësi pati edhe në rrugë. Në Krujë e Rrogozhinë dhjetëra hektarë toka u vunë nën ujë nga lumenjtë Shkumbin e Ishëm. Lundrimi mbetet i pezulluar në Vlorë, ndërsa në Durrës ka vonesa.

Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit!

Në Murqinë të Krujës, uji ka përmbytur disa dhjetëra hektarë tokë dhe rrugën e fshatin.

30 familje kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat, ndërsa kanë pasur probleme me dërgimin e fëmijëve në shkollë.

“Kalamajtë mbetën të bllokuar për të shkuar në shkollë”

Mospastrimi i kanaleve kulluese dhe mbushja e argjinaturës së Shkumbinit ka shkaktuar përmbytjen e rreth 20 hektarëve tokë në Gosë të Rrogozhinës.

Banorët e zonës thonë se Lumi po merr vit pas viti sipërfaqe të konsiderueshme toke, ndërsa akuzojnë për mungesën e masave kundër përmbytjeve.

“Rrezikohet i gjithë fshati Spill”

Në jug të vendit ndërkohë ka probleme kryesisht me furnizimin me energji elektrike dhe rrugët.

Situata më problematike paraqitet në qarkun e Gjirokastrës, ku shumë fshatra kryesisht në Tepelenë e Këlcyrë janë pa energji elektrike.

Ndërsa rruga drejt fshatin Cepo është bllokuar për shkak të inerteve që kanë përfunduar në rrugë.

Gjatë të martës për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të lartë dhe pemëve bllokime pati edhe në Rrugën e Llogarasë.

Ndërkohë lundrimet nga Porti i Vlorës mbeten të pezulluara edhe për ditën e mërkurë si pasojë e situatës së paqëndrueshme meteorologjike që vijon.

Mbrëmjen e kaluar asnjë traget nuk u ankorua as në Portin e Durrësit, ndërsa të mërkurën ata janë nisur dhe pritet të mbërrijnë me vonesë.

Zjarr Tv Ad