Përplasen dy makina në Durrës, trotuari i larë nga gjaku

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku u përfshinë dy makina.

Një makinë tip “Audi” dhe një tjetër makinë tip “Citroen“ u përplasën për shkak të një parakalimi të gabuar të bërë nga njëri prej automjeteve, i cili sipas dëshmitarëve po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ende nuk dihet numri i të plagosurve dhe gjendja e tyre shëndetësore, por sipas videos të publikuar nga JOQ Albania, trotuari është larë nga gjaku.

“Prsh joq sot ne Durres ndodhi 1 aksident ku u perfshin 2 makina akoma nuk e kemi kuptuar nqs ka te lenduar por shpresoj mos te kete. Gjaku ne shesh shkak shpejtësia dhe nje parakalim i gabuar mendohet”, thotë një dëshmitar.

Zjarr Tv Ad