Piratët sulmojnë një anije me ekuipazh rus

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup prej shtatë deri në nëntë personash sulmuan me armë zjarri anijën ‘MSC Mandy’. Piratët e plaçkitën anijen për dy orë përpara se të dilnin dhe të merrnin gjashtë prej marinarëve që ndodheshin në bord. Ambasada ruse, duke cituar Marinën e Beninit, thotë se në bordin e anijes ishin 26 persona: 20 rusë, katër ukrainas dhe dy gjeorgjianë. Sulmi thuhet se ndodhi në mesnatë, rreth 55 milje nga Cotonou, një qytet i madh në jug të Beninit. Pas sulmit, anija MSC Mandy u drejtua në portin e Lagos dhe pritet të lundrojë më tej në Cotonou, nën drejtimin e një ekuipazhi zëvendësues. Anija aktualisht është ankoruar në Gjirin e Guinesë. Zona jashtë brigjeve të Beninit dhe Nigerisë fqinje konsiderohen ujëra me rrezik të lartë. Ndërkohë diplomatë rusë në Nigeri dhe Benin po punojnë për lirimin e detarëve të kapur, raportoi RIA Novosti.

 

Zjarr Tv Ad