Policia bleu 240 mijë euro pajisjen që përgjon Whatsapp dhe Viber

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

informacioni se policia shqiptare ka blerë së fundmi një aparaturë të specializuar në përgjimin e aplikacioneve Whatsapp dhe Viber është e vërtetuar me dokumente, blerja e kësaj aparature që ka kushtuar rreth 240 mijë euro.

Në dokumentin e siguruar, që figuron në listëpagesën e Ministrisë së Financave për llogari të drejtorisë së Policisë së Shtetit, rezulton se në datën 30 maj të këtij viti, Policia e Shtetit ka porositur me shkresë zyrtare blerjen e një aparature e cila ka mbërritur në Shqipëri pothuaj një javë më pas, në datën 6 qershor 2019.

Nga specifikimet e bëra në faturën tatimore rezulton se Drejtoria e Policise se shtetit ka paguar tvsh për ‘makinë dhe pajisje’ ndërsa nuk bëhet e qartë natyra e blerjes.

Të dy këto aplikacione kanë një nivel sigurie të lartë dhe bisedat e zhvilluara me anë të tyre, janë të enkriptuara. Por, një pajisje e sofistikuar, mund të interceptojë komunikimet me shkrim dhe ato zanore dhe me sa duket autoritetet në Shqipëri, kanë arritur të sigurojnë një të tillë.

Ndërkohë në një tjetër artikull, Shqip, dha të tjera detaje ndërsa tha se kjo pajisje ndodhet tek godina e ‘Polit të Drejtësisë’.

Pak kohë më parë, bëri mjaft bujë lajmi se në territorin e Republikës së Shqipërisë, ishte futur në mënyrë të paligjshme, një pajisje e sofistikuar, e njohur si ‘IMSI Catcher’, e aftë për të dekriptuar komunikimet zanore dhe elektronike, të këtyre aplikacioneve. Tashmë, përgjimet e aplikacioneve sociale, do të bëhen zyrtarisht, gjatë kryerjes së hetimeve.

Zjarr Tv Ad