Policia e Korçës, arreston 2 persona që drejtonin makinën në gjendje të dehur

0
292
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Korçës ka arrestuar  një 55-vjeçar dhe një 51-vjeçar pasi këta të fundit, janë kapur në drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.

Uniformat blu pas konstatimit të rastit në fjalë ka arrestuar  Kristaq Bello, 55 vjeç, banues në fshatin Drenovë-Korçë, i cili po drejtonte mjetit tip “Benz”, me targa KO8368B ne gjendje të dehur.

Gjithashtu dhe  Kosta Limka, 51 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, dhe ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyndai”, me targë greke ZZZ6350.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale bazuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad