Policia e Vlorës ka arrestuar 19-vjeçarin, që qëlloi me armë zjarri ndaj pronarit të hotelit

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka arrestuar një 19 vjeçar pasi ka kanosur dhe qëlluar me armë në ajër. Mësohet se në pranga ka rënë D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme pranë një parkimi në Lungomare në Vlorë.

Njoftimi i policisë

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Zjarr Tv Ad