Policia procedon 3 shtetas për aktivitet të paligjshëm, transportonin pllaka guri dekorative

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

3 shtetas janë ndaluar nga policia pasi janë kapur duke transportuar me mjete të rënda pllaka guri dekorative, të cilat dyshohen se janë nxjerrë në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorrit.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të punës për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të prodhimit të gurit pllakator, dekorativ në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për 3 shtetas.

Ata janë kapur duke transportuar me mjete, pllaka guri dekorativ, të cilat dyshohen të nxjerra në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës”.

 

 

 

Zjarr Tv Ad