Pollo: Inceneratorët vazhdojnë të marrin, do shkojnë te administratori i ri i qeverisë së ‘klodëve’

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Genc Pollo ish deputet i PD, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv komentoi sekuestrimin e inceneratorit .

Pollo u shpreh se vazhdojnë të derdhen para, pagesa që bëhen për shërbime që nuk egzistojnë por këto para nuk shkojnë në llogari të Klodëve por në llogari të një administratori të emëruar po nga e njëjta qeveri që emëroi Klodët.

“Kujtoj komisionin hetimor që ndoshta solli apo jo gjëra të reja, por përgjegjësin e inceneratorëve, kryeministrin, e vuri para përgjegjësisë dhe llogaridhënies, të cilën ata nuk e kanë me shumë qejf. Dhe materiale interesante të dala dhe të analizuara nga dëgjesat i paraqiti në Prokurori dhe mendjen se ka bërë kështu një kontribut në hetimin nga ana e SPAK të këtij mega skandali.

Në Kuvend mund të ketë akoma për të bërë , mund të ketë diskutime, konferenca shtypi, postime në Facebook, por forcën më të madhe e kanë kur bëhen me organet përfaqësuese, dhe këtu dalim te Këshillat Bashkiak që më në fund , janë përsëri me përfaqësimin e opozitës dhe janë këto Këshilla Bashkiakë që miratuan financime të tmerrshme në favor të kompanisë së inceneratorëve në favor të pronarëve të tyre.”

Zjarr Tv Ad