Porti i Durrësit reagon pas alarmit për gjetjen e një mine

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Bisht Pallë në Porto Romano është gjetur një minë.

Mësohet se mina është gjetur nga një bari i zonës dhe mendohet se i përket luftës së parë botërore. Ka qenë pikërisht bariu, banor i zonës që ka njoftuar policinë.Ndërkohë policia ka njoftuar se priten trupat xheniere për të bërë verifikimet e duhura dhe hequr minën. Sakaq edhe Autoriteti Portual i Durrësit ka dhene nje sqarim per mediat ne lidhje me kete ngjarje.

Autoriteti ka sqaruar se gjatë punimeve për thellimin e Kanalit Hyrës në Portin e Durrësit, janë konstatuar disa objekte metalike nën ujë ku pas sinjalizimit ka nisur operacioni për verifikimin e tyre.Ekipet e kërkimit kanë konstatuar, në afërsi të kanalit hyrës, praninë e metaleve të ndryshme, të cilat, për momentin nuk rezultojnë të jenë lëndë shpërthyese.

Njoftimi i Autoritetit Portual të Durresit: 

SQARIM në vijim të interesimit të medias
Durrës më, 19.05.2020
Sqarojmë opinionin publik dhe median se ditën e sotme, gjatë punimeve për thellimin e Kanalit Hyrës në Portin e Durrësit, janë konstatuar disa objekte metalike nën ujë.
Pas sinjalizimit ka nisur operacioni i përbashkët rikonjicionit nga Polumbarët e qendrës së zhytjes së Forcës Detare dhe të Forcës së Sigurisë Portuale Durrës. Ekipet e kërkimit kanë konstatuar, në afërsi të kanalit hyrës, praninë e metaleve të ndryshme, të cilat, për momentin nuk rezultojnë të jenë lëndë shpërthyese.
Autoriteti Portual Durrës dhe Forca Detare do të informojnë publikun dhe median për rezultatet e operacionit të kërkimit.
Theksojmë se situata e paraqitur nuk përbën asnjë kërcënim për lundrimin detar në portin e Durrësit dhe operacionet e përpunimit të anijeve vijojnë normalisht.
Zjarr Tv Ad