Presidenti Bajram Begaj dënon sulmin në Stamboll: Të tronditur nga kjo tragjedi, i qëndrojmë pranë Truqisë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me sulmin me bombë në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Përmes një postimi në Twittter, kreu i shtetit shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe dënon aktin e rëndë.

Begaj shpreh gjithashtu mbështetjen ndaj shtetit turk, ku thekson se Shqipëria i qëndron pranë në këto momente të vështira.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe personave të plagosur nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll pasditen e sotme. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon dëmtimin e njerëzve të pafajshëm”, shkruan Begaj.

Zjarr Tv Ad