Presidenti i klubit Italian bënë deklaratën bombë, nuk do të nënshkruajë më me futbollist nga Afrika

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fillim të këtij viti, mbrojtësi i Senegalit, Kalidou Koulibaly, i cili së fundmi u transferua në Angli tek skuadra e Chelsit, luajti në Kupën e Afrikës bashkë me mesfushorin e Kamerunit, Andre Zambo Anguissa. Dyshja nuk ishte pjesë e Napolit në disa takime të rëndësishme gjatë muajve  janar dhe shkurt.

Kjo ka sjellë edhe deklaratën e fortë të presidentit De Laurentis i cili foli për “Wall Street Italia” duke dhënë mendimin e tij për këtë temë.

“Ju thash djema, mos më flisni më për futbollistët afrikanë! I kam për zemër, por duhet që ata nënshkruajnë diçka që konfirmon se do të tërhiqen nga Kupa e Kombeve të Afrikës, sepse gjatë këtij turneu dhe kualifikueseve të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, këta lojtarë nuk janë kurrë në dispozicion! Ne jemi idiotët që paguajmë rroga vetëm për t’i dërguar në të gjithë botën duke luajtur për të tjerët.”

Ka përfunduar presidenti duke jua mbyllur derën në njëfarë mënyre fudbollistëve nga kontinenti afrikan.

Zjarr Tv Ad