Presidenti i Konfindustrisë së Barit kërkon konfirmimin e Ramës për administrimin e ‘aeroportit të Vlorës’

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Konfindustrisë së Barit dhe i sipërmarrësve italianë në Shqipëri, Sergio Fontana ka shfrytëzuar praninë e kryeministrit Edi Rama në Forumin ndërkombëtar  “Ekonomia blu e Mesdheut, Mundësi zhvillimi e bashkëpunimi” në panairin Fiera del Levante të Barit, për t’i shprehur qartazi interesin për menazhimin e aeroiportit të ri të Vlorës nga Shoqëria italiane ‘Aeroporti di Puglia’.

Fontana: Deti Adriatik është një det që na bashkon dy popujt e dy kombe. Nëse i shfrytëzojmë në mënyrën më pozitive aftësitë tona, e i referohemi mundësisë si aeroporti i Vlorës të administrohet nga kompania “Aeroporti di Puglia”, apo Universitetet tona mund të ngrejë seli të reja të ndara në Shqipëri, jam i sigurt se sinergjia do të jetë forca e sistemit tonë të bashkëpunimit.”

Përpara prezantimit të projektit të aeroportit të ri nga kryeministri shqiptar të hënën, gazeta “Corriere della Sera”, zbuloi se shoqëria italiane ka paraqitur interesin dhe reagimi i parë mund të vijë gjatë panairit “Fiera del Levante”.

Qeveria shqiptare i ndërpreu negociatat me bashkimin e kompanive turke Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction) për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit, pasi palët nuk ranë dakord për garancitë që duhet të ofronte shteti shqiptar.

Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madh se i Tiranës dhe do jetë shumë herë më shumë me standarde se ai i Rinasit, ndërsa punimet do të nisin në pranverën e vitit 2020.

Zjarr Tv Ad