Presidenti ‘memec’ kërkon mandatin

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse në një gjëndje të rënduar shëndetwsore që e ka detyruar të mos flasë përpara qytetarëve në më shumë se 5 vite, Presidenti i Algjerisë, Abdelhaziz Buteflika, kërkon një mandat të pestë nga zgjedhjet që do të mbahen në muajin prill. Për shumë persona, është e habitshme se si ai mund të qeverisë pa komunikuar me popullin, ndërsa situata ka ngjallur pakënaqësi duke sjellë protesta masive në vend.

Presidenti i Algjerisë, Abdelhaziz Bouteflika, është 82-vjeç, lëviz me një karrige me rrota, flet me vështirësi, e ka patur prezencën e fundit publike në vitin 2014, por të gjitha këto arsye nuk e kanë penguar që të regjistrohet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në muajin Prill, ku ai synon një mandat të pestë.

Për shumë algjerianë, është e çuditshme se si 82-vjeçari arrin të mbajë pushtetin, duke patur parasysh goditjen në tru që pësoi gjashtë vite më parë.

Bouteflika ka qëndruar në detyrë që prej vitit 1999 dhe shumë druhen se tashmë në pushtet nuk qëndron më lideri, por rrjeti që ai ka krijuar gjatë dy dekadave qeverisje.

Për këtë arsye, në Algjeri ka patur protesta masive të qytetarëve që kundërshtojnë kandidaturën.

Ata shprehen në fjalën e tyre se janë të ngopur nga kjo qeverisje, e cila sipas tyre nuk e ka përmirësuar aspak jetesën në vend.

Abdelhaziz nuk u paraqit personalisht për të regjistruar kandidaturën në zgjedhje, e madje edhe konferenca për mediat u mbajt nga zëdhënësit e tij.

82-vjeçari e ka patur daljen e fundit në televizion në 2014, kur falenderoi votuesit për mandatin e tij të katërt të fituar në zgjedhje.

Gjithësesi, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në kushtet kur një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kanë mbushur sheshet për të kërkuar largimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad