“Prindi goditi mësuesin”, Shahini: Kemi nisur paketën për parandalimin e dhunës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar lidhur me rastin e dhunës të ndodhur pak ditë më parë ku një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Ajo thotë se për dhunën që ushtrohet për personat në krye të detyrës ka nisur një paketë e re ndryshimesh në kodin penal.

Përmes statusit në Facebook, Shahini ka njoftuar se këto ndryshime do të votohen në seancën e radhës plenare, ndërsa synohet që në këtë mënyrë të shmanget dhuna e ushtruar.

“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë!

Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.

Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!”, shkruan Shahini.

Ndryshimet në Kodin Penal u njoftuan ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS nga kryeministri Edi Rama i cili paralajmëroi ashpërsime lidhur me rastet e dhunës ndaj personave në krye të detyrës.

Zjarr Tv Ad