Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Kurbinit

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Rrethit Kurbin, Alfred Gjoni.

Gjyqtari rezultonte se kishte probleme përsa i takon deklarimeve të pasurisë. ILDKPI u shpreh se subjekti kishte bërë deklarime të pasakta të pasurisë pasi nuk kishte burime të ligjshme për t’i justifikuar.

Problemet e tij lidhen me një apartament 60 m2 të blerë me 1.9 mln lekë në 2001 për të cilën kishte  deklaruar si burim shitjen e disa pronave që zotëronte në Laç, ndërsa sipas KPK-së subjekti nuk kishte pasur të ardhura të mjaftueshme, dhe çmimi i deklaruar i blerjes nuk ishte më i ulët se ai i tregut.

Në pasurinë e gjyqtarit Gjoni ishte dhe një apartament tjetër 47 m2, për të cilën kishte mospërputhje me vitin e ndërtimit të shtesës, dhe mungesë të burimeve financiare. Kjo banesë nuk ishte deklaruar në shpenzimet gjatë viteve 2003-2006.

Gjyqtari po ashtu kishte edhe një apartament në Durrës të cilin nuk kishte deklaraur as burimin e ligjshëm të të ardhurave. Gjithashtu subjekti nuk kishte deklaruar 3 automjetet dhe as udhëtimin në Bruksel.

Mospërputhje deklaratash rezultonte të ishte dhe një hua që ai ja kishte dhënë një personi tjetër.

Sa i përket aftësive profesionale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë paraqiti një raport të 6 çështjeve, ku gjyqtari kishte pasur sjellje jo korrekte.

 

Zjarr Tv Ad