Prodhimet detyrohen t’i hedhin në rrugë/ Fermerët e Myzeqesë protestë në Tiranë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fermerët e Myzeqesë kanë ardhur në Tiranë për të protestuar për problematikat me të cilat përballen çdo ditë. Ata po protestojnë tek Ministria e Bujqësisë.

Fermerët e Myzeqesë prej kohësh protestojnë për shkak se nuk u shiten prodhimet bujqësore.

Ata shprehen se prodhimi nuk u shitet dhe detyrohen ta hedhin.

“Kemi marrë kredi, banka do lekë, ku t’i gjejmë. Kemi 5 vite në këtë situatë. Nuk ka treg. Në Tiranë është me 100 lekë, kurse ne e shesim me 1 lekë. Kërkojmë nga qeveria të na japë subvencionet. Nuk ka dhënë asnjë subvencion. Më thanë që duhet të merrja 500 mijë lekë shtatorin e vitit të kaluar dhe nuk i kam marrë. Kam 3 dynym sera dhe nuk po nxjerr dot lekët për bukën time,”-tha një prej fermerëve.

“Prodhimi nuk është shitur, ka mbetur në sera. Kam bërë 3 vite rresht dokumentet dhe nuk më kanë dhënë asgjë,”-shtoi një tjetër fermer.

Fermerët akuzojnë qeverinë se po i gënjen.

“Nuk kemi shpresa nga ky shtet po na gënjen. Në këtë moment që ky popull është keq të na japë një subvencionim që t’i mbjellim sërish vitin tjetër.”

Zjarr Tv Ad