Projekti i BE për agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, ministri Çuçi flet për sulmin kibernetik nga Irani: Po përballemi me luftra të reja, na tregoi që asnjë vend nuk mund…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte i pranishëm në prezantimin e projektit EU4LEA – Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, pasi dikasteri që ai drejton është  një nga përdituesit kryesorë dhe koordinatori i projektit.

Sipas ministrit, “projekti i ri që ka ndryshuar dhe brendin, dikur Pameca, lëvizim në një linjë tjetër, ky është fillimi i aderimit të Shqipërisë në BE. Projekti merr një rëndësi të vecantë në këtë etapë se do na shoqërojë ne në një proces shumë të rëndësishëm, të ndërlikuar, si është negociatat me BE për aderimin e vendit në BE. Pa ezauruar kapitullin 24 Shqiperia nuk mund të ecë perpara, ndaj merr rëndësi të vecantë. Në këtë moment vjen dhe etapa e radhës e re e bashkëpunimit mes BE dhe Shqipërisë në asistencën që ofron.

Do na mundësojë që ne të mësojmë nga modelet më të mira, jo vetëm ato evropiane por dhe të vendeve që rishtazi kanë aderuar në BE dhe kanë bërë një rrugë të ngjashme me Shqipërinë vetëm pak vite më parë.

Pameca e shndërruar në EU4LEA, besoj se do transmetojë te atë eksperiencë të gjatë, të akumuluar në mënyrë që të bëhet pjesë e trupit të agjencive tona ligjzbatuese.

Ndonëse aktorët që vijnë në projekte të tilla janë të ndryshëm, e njëjtë mbetet trupa që përthith këtë asistencë, agjencitë tona ligjzbatuese.

Tani kjo trupë ka emisarë që vijnë për të na ndihmuar, e të konsolidojmë më shumë forcimin e këtyre institucioneve. Hapja e negociatava na jep dhe mundësinë për të evoluuar dhe transformuar në të mirë të progresit të Shqipërisë”, tha Çuçi.

Ministri përmendi edhe sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë dhe tha se koha sjell sfida dhe luftra të tjera ndryshe nga ato si lufta kunder krimit te organizuar apo ndaj terrorizmit.

Sfidat kur vjen puna te fusha e sigurisë dhe sundimit të ligjit janë shumë komplekse por i kalojnë dhe kufijtë e vendit. Kujtoj ketu situatën e pazakontë që u përball policia e shtetit dhe agjenci të tjera te qeverise shqiptare me sulmin kibernetik për ta ilustruar.

Nëse deri dje ka qenë lufta klasike e institucioneve ligjzbatuese për fenomene si krimi i organizuar, terrorizmi, për të cilët kemi krijuar një lloj stabiliteti sa i takon bashkëpunimit me partnerët tani po përballemi me luftra të reja dhe për vendet më të zhvilluara si është lufta kibernetike.

Ky sulm na tregoi që asnjë vend nuk mund të përballojë i vetëm, e jo më një vend i vogël si ne këto fenomene.

Falenderoj që nga SHBA që na u përgjigjën menjëherë por po kaq shpejt dhe vende evropiane si është Italia, mikja jonë historike, apo dhe vende të tjera, Ky sulm na tregoi që të vetëm kurrë nuk mund të kemi sukses për të përballuar luftra kaq komplekse që i kapërcejnë e kanë impakt ekstraterritorial, pra të perqendruara jo vetëm në një vend”, tha Çuçi.

Zjarr Tv Ad