Prokuroria e do të pandehur, ja data e ‘përballjes’ së Saimir Tahirit

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar datën e seancës paraprake, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kështu në datën 21 mars, në orën 12, do të jetë “përballja” e radhës së ish-ministrit me Prokurorinë, e cila kërkon ta marrë të pandehur për akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup kriminal.

Vetem pak dite me pare eshte zgjedhur Miliana Muca si gjyqtare e dosjes ne fjale. Mësohet se dosja përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda këtyre 10 ditëve, gjykata të marrë në shqyrtim dosjen dhe të dalë me një vendim.

Më herët, avokati i Tahirit, është shprehur se do të kërkojnë pushimin e çështjes, me pretendimin se akuza nuk ka prova për akuzat e ngritura.

Për më shumë së 16 muaj, Prokuroria për Krime të Rënda hetoi për Tahirin, ndërsa vendosi ta marrë të pandehur për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.

Referuar hetimeve, ato bazohen në përgjigjet e letër-porosive të ardhura nga Italia, Mali i Zi dhe Greqia. Sipas prokurorëve të çështjes, Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, gjatë këtyre muajve hetime, ka rezultuar se ish-ministri në bashkëpunim edhe me tre ish-zyrtarët e Policisë së Shtetit, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji, prej 1 viti në arrati për të njëjtat akuza, kanë lehtësuar me veprimet dhe mosveprimet e tyre veprimtarinë kriminale të grupit të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të afërm të ish-ministrit.

 

Zjarr Tv Ad