Meta nderohet në Azerbajxhan me Titullin “Doctor Honoris Causa”

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua me Titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit.

Në emër të Akademisë dhe në prani të profesorëve e studentëve të saj, Presidentit Meta iu dorëzua titulli nga Rektori, Dr. Urkhan Kazim oglu Alekperov.

Në fjalën e tij, Rektori Alekperov vlerësoi rolin e veçantë të Presidentit Meta në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Nga ana e tij Kreu i Shtetit e konsideroi titullin si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe një reflektim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Presidenti Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë se në dekadën e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar shumë dhe realizimi i projektit TAP i ka dhënë mundësi e dimensione të reja këtij bashkëpunimi.

Meta nënvizoi gjithashtu se përtej marrëdhënieve ekonomike, një vëmendje më e madhe u duhet kushtuar shkëmbimeve kulturore dhe eksperiencave akademike midis dy vendeve.

“Nxitja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe të kulturës dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes studentëve, akademikëve e qytetarëve të të dy vendeve është investimi më i madh e afatgjatë”, – theksoi Presidenti Meta.

 

Zjarr Tv Ad