Prokuroria kërkon 1 vit burg për Rexhep Rrajën

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit burg për Rexhep Rrajën,  djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Rraja u akuzua se dhunoi dhe përndoqi të dashurën e tij Xhisiela Malokun, rast i së cilës trazoi politikën shqiptare.

Mbrojtësi ligjor rezervoi të drejtën që në fillim të gjykimit të çështjes në themel të parashtrojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, gjithnjë pa pranuar akuzën e përndjekjes.

Djali i deputetit të PS u arrestua më 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Por kjo e fundit nga ana tjetër vazhdon ti qëndrojë variantit se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

Zjarr Tv Ad