Prokurorja: Flora Brovina nuk e njeh viktimën, fotografia e vitit 2003

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurorja speciale Drita Hajdari në një konferencë për media ka dhënë detaje shtesë lidhur me publikimin e një fotografi nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Flora Brovina e ku pretendon se në fotografi shihet një grua kosovare duke u dhunuar nga ushtria serbe, raporton “Zëri.info”.

“Zonja Brovina ka deklaruar se fotoja është e vitit 2003. Ka deklaruar që fotografinë e ka marrë nga disa aktivistë të shoqërisë civile dhe ka ndodhur në rajonin e Gjakovës. Ajo na ka thënë se nuk e njeh viktimën në foto e as personin i cili e ka telefonuar dhe i ka treguar për rastin. Ndërsa ajo po ashtu na ka thënë që fotografinë e ka marrë në një zarf nga një anëtare e shoqërisë civile. Ajo ka thënë që nuk ka pasur njohuri që rastin fuhet ta lajmërojë në Prokurori”, ka konfirmuar prokurorja.

Ndërsa Hajdari ka paralajmëruar masa tjera lidhur me rastin duke shtuar se intervistimi i Brovines ka qenë vetëm hapi i parë.

 

Zjarr Tv Ad