Protesta, Ambasada e SHBA: Bëni kujdes

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin të gjitha vendgrumbullimet për protestën e nesërme të opozitës, para Parlamentit.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”thuhet në njoftim.

Po ashtu ambasada i bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilent dhe të monitorojnë mediat.

 

Zjarr Tv Ad