Protesta e opozitës, policia jep shifrat: 15 në pranga, 5 në hetim

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia reagoi në mënyrë zyrtare lidhur me numrin e personave të arrestuar për protestën e së shtunës. 15 është numri i personave të prangosur në të gjithë vendin, lidhur me dhunën që shpërtheu dje në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura, u arrestuan 15 protestues. Mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.

Ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku u kap edhe nga kamerat të ishte i pranishëm në protestën e opozitës, teksa është filmuar edhe në shkallët e Kryeministrisë, pas çarjes së kordonit të forcave të policisë.

Zjarr Tv Ad