Protesta e opozitës, të angazhua rreth 1700 punonjës policie

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot opozita e vendit mban protestën e radhës, ndërsa janë bërë me dije detaje mbi masat që do të marrë Ministria e Brendshme dhe institucionet në lidhje me këtë tubim.

MB bën me dije se për protestën e cila pritet të nisë në orën 19.00 janë angazhuar 1 700 punonjës policie. Nga Ministria e Brendshme njoftohet se do i jepet rëndësi e veçantë ruajtjes së institucioneve.

“Në pikat ku janë zhvilluar protestat në vijimësi në këto 3 muaj, është ndaluar parkimi i automjeteve, që të rritet siguria e qytetarëve dhe të mos ketë dëmtime në pronën e tyre. Me një plan të veçantë masash, komisariatet në Tiranë kanë bërë kontroll nëpër dyqane në Tiranë, për të parë nëse tregtojnë mjete piroteknike, të cilat tashmë ndalohen edhe me ligj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Bëhet e ditur se Partia Demokratike ka kërkuar leje deri në mesnatë për një marshim-protestë. Policia i ka dhënë leje për fashën orare nga ora 19.00 deri në 21.00.

 

Zjarr Tv Ad