Protesta e Pedagogëve/ Susaj: Nuk do të jetë e fundit! Po mundohen të na përçajnë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogët e kanë vijuar dhe ditën e sotme protestën. Ata janë mbledhur në Universitetin e Arteve ku kanë parashtruar dhe njëherë kërkesat e tyre. Pedagogu i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj u shpreh se protesta nuk do të ndalet.

Susaj shtoi se është tentuar që protesta e tyre të përçahet por nuk ja kanë dalë. Ai u shpreh se ata po luftojnë kundër korrupsionit dhe nepotizmit që sipas tij ka “pushtuar” universitetet.

Lush SusajDuke parë nivelin e arrogancës dhe moskokëçarjes nuk besoj se kjo do të jetë protesta e fundit. Ne po luftojmë ti kthejmë studentët në universitete dhe të mos na ikin me gomone. Po bëjmë gjithçka për shkollën dhe studentët. Po luftojmë për korrupsioni dhe nepotizmin kriminal që ka pushtuar universitetet.

Zjarr Tv Ad