Pedagogia e Historisë: E ulët të na përplaset argumenti i projekteve si shenjë e paaftësisë sonë. Ata që nuk vijnë se janë nën presion, u them se militanti dallohet nga intelektuali prej…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia Albana Deda nga Fakulteti i Historisë në fjalën e saj në protestën e pedagogëve tha se dalja e tyre në rrugë “është tregues se kjo shoqëri ka arritur një krize morale e humane. Një shoqëri që detyron intelektualin të dalë në rrugë për të venë në vend dinjitetin dëshmon një patolgji të theksuar të kësaj shoqërie”. Pedagogia ngriti disa pyetje për të gjithë zyrtarët që kanë dalë kundër protestës së pedagogëve.

“Nuk ka cilësi në arsim pa vlerësim ekonomik të pedagogut, kur s’ke salla e literaturë të subvencionuara nga një buxhet i denjë për output që kërkohet me të madhe. Janë ndezur falangat e denigrimit tonë, sa herë ka protestë. Me tezat se po ulim veten e duhet të jemi ë mirëkuptues për situatën. Ju zonja e zotërinj a ndjeni përgjegjëi për këtë gjendje të krijuar kur ju keni qenë pjesë e instancave drejtuese? A jeni ju që i keni trajtuar pedagogët si numër e vote? Që keni përkrahur të paaftët e keni denigruar të aftët”.

Ajo tregoi dhe vlerësimin që iu bë kur mori titullin Profesore nga docente.

“Kur kam titullin Prof.as marr 600 e ca euro në muaj nuk më subvencionohet asnjë artikull. S’kam një zyrë s’kam marrë kurrë financim për botim cikli leksionesh qe na kerkohen me aq force. Cfarë integriteti moral e profesional ofrojnë këto kushte?
Une kam qene docente dhe kur kam marre titullin prof.as vjet me eshte rritur rroga vetem 22 mijë lekë të vjetra nuk na besojnë as familjarët. Shpenzimi per dosjen i ka kaluar 7 mije euro”.

Pedagogia kishte nje pergjgje per ministren e Arsimit dhe te gjithe zerat e tjere qe thone se ata qe duan te marrin me shume rroge, te bejne projekte te tyre dhe te aplikojne dhe ne komunitetin evropian.

“Per projektet dua te sqaroj se eshte hipokrizi paaftesi që të sillen si argument projektet për të shtuar rrogat tona.

Shumica e projekteve te komunitetit evropian nuk mund te kerkohen nga ne se ne nuk jemi pjesë e komunitetit evropian. Ne mund te jemi partnere te ftuar nga nje universitet pjese e komunitetit evropian por dhe nese vjen ndonje kerkese shume rralle shkojne te pedagogu i thjeshte. E dyta janë degë si kjo e imja qe nuk u interesojne te dhenat e Shqipes e ne me aq infrastrukture nuk ofrojme dot te dhena objektive dhe nese na kerkohen.

Na përplaset argumenti i projektit si shenjë e paaftësisë sonë, eshte infantile dhe e ulet, pasi eshte e kunderta. Shteti në këtë mënyrë pranon dështimin total të politikave të arsimit të lartë”.

Ajo kishte dhe nje mesazh per pedagoget qe jane presionuar dhe nuk kane dale ne proteste:

Asaj pjese pedagogësh që nuk janë këtu ne shesh me pretendimin se jane nen presion. E dimë që jeni nën presion, e dime qe jeni thirrur ne mbledhje edhe para pak minutash se po i shoh nje pjese kolegesh qe kane ardhur nga ajo mbledhje. Por dhe ne jemi ne presion, edhe ne kemi fëmijë që i mbajmë me këto rroga anemike. Po këtu bëhet dallimi mes militantit që i është falur ai vend dhe intelektualit të vërtetë”.

Zjarr Tv Ad