PROTESTA/ Pedagogu i Sporteve: Si më shkarkuan nga detyra me motivacion qesharak, sot shefat e departamenteve marrin rolin e gjykatësve

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme po mbahet protesta e Pedagogëve të Universiteteve, për të mundësuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Gjatë fjalës së tyre, pedagogët kanë bërë të ditur edhe vështirësitë që hasin përditë gjatë punës së tyre.

I tillë ka qenë edhe rrëfimi i një Pedagogu të Sporteve, i cili ka treguar se është shkarkuar nga detyra e Dekanit të fakultetit, me motivacionin e vetëm se në ato që ai ka shkruar kanë përmbajtje të theksuar mjekësore.

Ai ka kërkuar gjithashtu edhe ngritjen dhe funksionimin e sindikatave, pasi sipas tij, nëse ato do të ishin ekzistente, situata nuk do të ishte ën këtë pikë.

Sot unë penalizohem duke u shkarkuar nga detyra e dekanit të fakultetit, me motivacionin se në ato që unë kisha shkruar, kishte përmbajtje të theksuar mjekësore. Nuk jam më pjesë e trupës akademike, pasi persona që janë shefa departamenti dhe anëtarë të këshillave, marrin në shqyrtim dhe bëjnë rolin e Gjykatës. Po të kishte një sindikatë Universiteti i Sporteve, nuk do të flisja këtu, por do i drejtohesha institucioneve të tjera. Uroj që qeveria të reflektojë, pasi e ka të shkruar në ligj kontrollin e universiteteve, por pa cënuar autonomië”, u shpreh petagogu i Universitetit të Sporteve.

Zjarr Tv Ad