“Protesta e studentëve ia arriti qëllimit, zmbrapsi Ramën”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për analistin Andi Bushati, edhe nëse protesta e studentëve përfundon, ajo ia ka arritur qëllimit të saj.

Sipas Bushatit edhe pse s’u arritën objektivat, protestave e studentëve i dha një leksion të mirë qeverisë për mënyrën se si duhet ngritur zëri për problematika të caktuara.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Bushati tha se qeveria u frikësua dhe pse si përfundim nuk  i dha zgjidhje reale problemit.

“Protesta e arriti qëllimin, na tregoi më shumë se sa propaganda 5-vjeçare. Megjithatë objektivat nuk i arriti. Qevria u frikësua nga protesta dhe dorëzoi diçka por ajo që dorëzoi nuk zgjidh problemin.

Natyrisht një student i Bachelor-it s’do paguajë 300 mijë por 150 mijë, dhe në këtë kuptim duket sikur u ul tarifa. Por problemi është sot se një student i diskriminuar nga kjo shoqëri me dy prindër në pension apo pa punë, a ka mundësi të barabarta me të tjerët.

Tarifat e masterit janë dyfishuar për shkollat e larta, a kanë mundësi studentët t’i paguajë këto? Po nëse nuk i paguan, a ka mundësi ky student të gjejë vend pune në administratë.

Këto nuk zgjidhin thelbin e problemit,” tha Bushati.

Jeni për meritokraci në pagesën e universiteteve?

“Jam me parimin që të gjithë duhet të kenë aksesin. Gjendja sociale e varfëria e prindërve nuk duhet të bëhen pengesë që studentët të arsimohen. Diferencat ekonomike të prindërve nuk duhet dikë ta favorizojnë e dikë ta ulin. Më pas kush është i paaftë jeta do e seleksionojë vetë. Por jo të bëhet seleksionimi nga gjendja financiare e prindërve. Prandaj jam për arsim publik falas”

A i nxitën studentët dhe shtresat e tjera të ngrihen në protesta?

“Sot edhe vetë Rilindasit nuk e quajnë veten ashtu. E patë se si iu shkatërrua në një moment të vetëm imazhi. Nuk dinin se ç’të bënin. Hoqën 8 ministra, që edhe i quajtën të suksesshëm por edhe i hoqën. Protesta e bëri rolin e saj për të na ndërgjegjësuar se në çfarë qeverisje që shkakton pabarazi jetojmë. Edhe kuksianët duket se ndikuan me protestën e tyre. Na tregoi të gjithëve se ja si bëhen tenderat në Shqipëri. Na tregon se si vepron një qeveri kur qytetarët janë të heshtur. Po ngritëm zërin për të drejtat tona, vetëm kështu do përmirësojmë gjendjen tonë. Të ndërgjegjësojmë qeverinë për problemet reale të vendit. Edhe po u mbyll protesta, ka arritur shumë nga qëllimet e saj”

Zjarr Tv Ad