Protesta/ Mediat e huaja zbarkojnë në Tiranë, raportojnë ‘Live’

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e opozitës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, disa prej të cilave do të raportojnë “Live” nga Tirana.

“SkyNews 24” dhe “Rai News24” ndodhen para parlamentit, ndërkohë që në media të tjera bëhet thirrje që të shmanget dhuna.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë rrethuar ndërtesën e parlamentit dhe po kërkojnë që qeveria të japë dorëheqjen, duke pretenduar se është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar. Qindra policë dhe tela me gjemba po mbrojnë ndërtesën e parlamentit në qendër të Tiranës nga protestuesit dhe seanca e parlamentit të së enjtes tashmë është anuluar” shkruan “The Washington Post”.

“Fox News” e nis lajmin me paralajmërimin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kundër dhunës që i drejtohet opozitës shqiptare, duke theksuar gjithashtu edhe thirrjet që ligjvënësit të mos e bojkotojnë parlamentin. Një ngërç ky i krijuar nga korrupsioni i supozuar i qeverisë siç thotë rrjeti televiziv amerikan.

Zjarr Tv Ad