Protesta në Himarë revolton Shpëtim Idrizin: Greqia po ndërhyn në punët e brendshme

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta që do të zhvillohet nesër në Himarë ka ngjallur pakënaqësi nga kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Ai e ka konsideruar protestën në Himarë si ndërhyrje në punët e brendshme, pasi cënon hapur shtetin ligjor. Idrizi ka rikujtuar faktin se Shqipëria është një vend sovran, anëtare e NATO-s.

Reagimi i tij vjen pasi këtë të hënë në Himarë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonoia”, starton në ora 18:00, në pedonalen e qytetit.

Ndërkohë është bërë me dije se kryebashkiaku i Athinës jo vetëm që do të jetë pjesë e protestës, po edhe do të mbajë një fjalim në mbështetje të Fredi Belerit, i cilit aktualisht ndodhet në burg.

Deklarata e plotë e PDIU-së

Protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së .

Protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor.

Si e tillë ajo është e papranueshme, cënon marëdhëniet midis dy vendeve.

U bë kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit neë BE, madje ministri i jashtëm grek arriti deri aty sa me një gjuhë aspak europiane e aq më pak diplomatike, perdori gjuhën e andartëve grekë kur u shpreh që:
Shqipëria po qëllon këmbën e vet me rastin Bejleri …?!

Ata kërkojnë betimin dhe marrjen e detyrës nga Bejleri, i lënë me arrest në burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Zjarr Tv Ad