Protesta/ Studentët: Na kanë kërcënuar prindërit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në nisje të protestës studentët janë sërish bashkë, duke kërkuar plotësomin e kërkesave të tyre.  Organizatorët e  protestës janë shprehur se prindërit e tyre janë shantazhuar në mënyrë që fëmijët të shkojnë në fakultete e të mos dalin në protestë.

Studentët, të mbledhur para kryeministrisë dhe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave që Rama publikoi në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave që ata kanë.

Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë. Sipas mendimit të tyre VKM kryministri mund ti ndryshojë sa herë të dojë.

E ndërsa përsa i përket drejtimit të disa studentëve për në auditore, e kanë quajtur  nënshtrim ndaj sistemit, gjë që nuk duhet të ndodhë.

Thirrja e tyre është e qartë:

“Qëndroni të bashkuar, merrni shkokët edhe shoqet, kjo protestë është për gjithë rininë”, u shpreh njëri prej tyre.

Zjarr Tv Ad