Protestat e dhunshme në Serbi, 43 policë të plagosur

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsa Stefanoviç, tha se 43 policë u plagosën gjatë protestës së mbrëmshme (7 korrik) dhe theksoi se sulmet ndaj oficerëve të policisë, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve në baza ditore, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen. Protestuesit u mblodhën në qendër të Beogradit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi rikthimin e orës policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Përleshjet shpërthyen pasi nje grup protestuesish përpoq të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Turma pranë hapësirës së kuvendit u shpërnda rreth orës 1:30 pas mesnate. Vuçiç tha të martën (7 korrik) se, nisur nga sot, tubimet do të kufizohen në pesë njerëz dhe se do të kërkojë nga grupi punues i qeverisë kundër koronavirusit që të shpallë orë policore në fundjavë.

“Duhet t’i mbrojmë qytetarët, kështu që nuk më interesojnë reagimet politike dhe protestat”, tha Vuçiç. Në total, Serbia ka regjisrtuar mbi 16,000 raste me koronavirus dhe 330 viktima.

Zjarr Tv Ad