Protestat masive në Bolivi, demonstruesit thirrje për luftë civile

0
10

Protestat masive që kanë përfshirë Bolivinë vazhdojnë ende edhe pas largimit të presidentit Evo Morales në Mekiskë.

Mbështetës të tij janë përplasur me policinë gjatë mbrëmjes të së mërkurës menjëherë pasi senatorja e opozitës, Jeanine Anez u vetëshpall presidente e vendit.

Gjithashtu kabineti i saj qeveritar bëri betimin gjatë ditës së djeshme.

Protestuesit kanë mbushur rrugët e qyteteve La Paz dhe El Alto duke valëvitur flamuj dhe duke bërë thirrje për luftë civile.

Ata kanë shkulur skelat dhe dërrasat e një kantieri ndërtimi për t’i përdorur si armë ndërkohë që raportohen dhe përdorimi i lëndëve plasëse nga demonstruesit.

Edhe pas largimit të Evo Morales, ky i fundit deklaroi në një konferencë për mediat në Meksikë se është i gatshëm të kthehet nëse njerëzit e tij e kërkojnë.