Pse është gjithmonë mes çiftit Bora-Donald? Atdhe Xharavina zbulon nëse ka pasur flirte dhe bën deklaratën e fortë për Beatrix

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PanoramaPlus.al/ Atdhe Xharavina thotë se Bora Zemani nuk e tërheq më. Në intervistën e fundit ai tha se nuk ka më qejf të flasë për moderatoren.

I pyetur nëse do dilte në darkë me Borën, do ishte miqësore, apo pasionante ai tha: “Një darkë miqësore. Nuk më tërheq. Dhe e kisha kaluar foton. Nuk kam më qejf të flas në intervista në lidhje me…”-tha ai në D-Night duke mos i përmendur as emrin. I pyetur se si ka mundësi që kur bëhet fjalë për Bora-Donald është në mes ai, ish-konkurrenti i Për’puthen u shpreh: “Sa herë e kam sqaruar nuk më kanë kuptuar. Unë e kam thënë gjatë BBVIP jam fans i Donaldit. Më fusin në mes në një gjë që nuk më takon. Nuk më ka takuar dhe nuk më takon më. Më ka ardhur mirë për bashkimin e tyre. Respekt dhe ta tejkalojmë.”

Por, a ka patur një flirt mes tij dhe Borës? “E kam thënë 100 herë, nuk është e vërtetë asgjë nga ato që thuhet.”

Gjithsesi, Atdheu tha fjalët më të mira për Beatrix Ramosajn. “Beatrix është yll, është shumë e bukur. Dhe përveç kësaj, ka super stil. Vishet shumë bukur. Mua për vete më pëlqen. Te BBV kam vënë re një gjë te Beatrix se që kur është zgjuar në mëngjes dhe kur ka fjetur në darkë vonë, ka qenë super e bukur. E kam shumë shoqe. Më vjen keq nga mami i Beatrix ndaj nëse do dilja në darkë me të, do ishte darkë miqësore”-tha ai.

Atdheu disa javë më parë i komentoi Beatrix në postimin në Instagram ku ajo shfaqej në ‘Sunny Hill’, fill pas publikimit të fotos së Semit, Borës dhe Donaldit së bashku. “O yll bote” shkruante Atdheu teksa këngëtarja ia ktheu me emojin e një zemre të bardhë.

Tekëndëshit Bora-Donald-Beatrix shpesh i shtohet edhe emri i Atdheut. Gjithçka nisi nga disa komplimenta nga Atdheu për moderatoren kur ai ishte pjesë e emisionit të dashurisë dhe përfundoi në aludime të shumta se ata kanë patur një lidhje. Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave dhe sipas zërave, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga Donald Veshaj. Fillimisht Atdheu foli me superlativa në disa intervista të ndryshme për moderatoren dhe pas vëmendjes që mori nisi të shkonte edhe më tej duke deklaruar se ajo ishte e vetmja vajzë që i pëlqente në “Për’puthen” dhe se nëna e tij do e donte për nuse.

Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë. Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme. Kur Donaldi ishte në ‘Big Brother VIP’, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, ndonëse nuk u konfirmua kurrë nëse ishte ajo. Atdheu nga ana tjetër shfrytëzon çdo rast për thumba në rrjetet sociale që ndjekësit ta lidhin me Borën.

Zjarr Tv Ad