Putin po e forcon ushtrinë, ky eshtë aroplani i ri ushtarak që shkatërron çka i del përpara

0
34

Vladimir Putin nis porosinë për modelin më të ri të aeroplanit luftarak të Rusisë sipas tij më të mirë në botë

Gjatë takimit me përfaqësues të industrisë ushtarake Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se e sheh të domosdoshme që deri më 2028’në duhet të pajisin tre brigada me aeroplanët më të ri Su-57.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, theksoi se i gëzohet arritjes së marrëveshjes së furnizimit me 76 fluturake luftarake të tilla duke thënë se “ne u përqendruam në zhvillim dhe prodhim të aeroplanëve modern, që në dekadat e ardhshme përcaktojnë potencialin luftarak të aviacionit rus. Janë në fazën e fundit të provave aeroplanët shumë funksional Su-35S dhe Su-57”.

Vladimir Putin tha se është me rëndësi zhvillimi i mëtejmë aviacionit luftarak dhe implementimi i përpiktë i planeve strategjike, përfshi edhe shtimi fluturakeve të reja dhe trajnimi i vazhdueshëm personelit të aviacionit.

Putin shtoi se përdorimi në operacione luftarake në Siri të aviacionit luftarak i mundësoi të identifikojnë mangësitë teknike të aeroplanëve dhe helikopterëve, që do të ishte e pamundur të zbuloheshin në mjedis testues