Pas deklaratës së fundit të Flora Brovinës, reagon Vasfije Krasniqi

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së Flora Brovinës, e cila tha se nuk ka besuar se fotografia mund të mos jetë e vertetë.

Vasfije Krasniqi, ka shkruar në Facebook se kot mundohen me mohime sepse një ditë drejtësia do të triumfojë. I ka këshilluar të gjithë që ta bëjnë për viktimat.

Postimi i plotë i saj:

Motra e Vllazen të dashtun ju që e patet fatin e njejt me mua, fat që tashmë jeten tonë po e rendon, edhe ju vendas te mi nga Kosova, dua të ju them dhe të ju siguroi që zeri im do të jehoj gjithëandej për të vertetën e madhe. kot mundohen me mohime, me foto apo ne forma tjera sepse një ditë drejtësia do të triumfoj. përderisa ne kërkoim drejtësi nga institucionet tona, ata duhet të gjejn mundesi për të ardhur deri tek drejtësia, sepse ne nuk do të dorezohemi kurrë, gjerat duhet bërë pamvarsisht pengesave, Bëjeni për viktimat.

Une Buqja e juaja ju pershendes pa fund.

 

Zjarr Tv Ad