Qori debat me Sulën:U bëtë bashkë dhe i dyfishuat pagat vetes

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, është përfshirë në debat me deputetin demokrat Dashnor Sula në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillit” në Euronews Albania.

Qori tha se deputetët në Kuvend kur duan e gjejnë gjuhën e përbashkët, ashtu siç bënë sipas tij, kur u bënë bashkë për t’i rritur pagat vetes.

Nga ana tjetër deputeti Sula tha se ai vetë kishte votuar kundër për këtë nismë, pra për rritjen e pagës së deputetëve.

Por Sula tha gjithashtu, se rritja e pagave të deputetëve nuk është problemi kryesor që ka vendi, pasi sipas tij, problemi kryesor është vjedhja që zyrtarët i bëjnë shtetit.

Pjesë nga biseda në studio:

Qori: Sula pak më herët u ankua se palët nuk para merren vesh, nuk e kuptojnë njëra-tjetrën. Por unë mbaj mend një moment rreth 10 muaj më parë, kur u morën vesh rreth 130- 140 deputetë për t’i dyfishuar rrogën vetes. Ishte një konsensus shembullor.

Sula: Kam votuar kundra unë sa për dijeni. Nuk janë as 130, janë më pak.

Qori: Në Shqipëri pensioni normal që merr një pensionist është 100 mijë lekë të vjetra. Raporti mes pagës së deputetit, pagës minimale apo mesatare, është nga më të lartët në Europë.

Sula: Nuk është ky shqetësimi Arlind, jo se dua t’u dal në mbrojtje kolegëve të mi. Shqetësimi është mos të vjedhin mor burrë.

Qori: Ata edhe vjedhin edhe i dyfishojnë pagën vetes.

Sula: Shteti ka bërë diçka, sepse nuk është kot. Unë s’jam me këtë ide që të dalësh e të thuash nuk kanë bërë asgjë deputetët.

Zjarr Tv Ad