Rabiot kërkon transferimin në Premier League

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë merkatos së janarit Barcelona synoi të transferonte Adrien Rabiot por operacioni dështoi. Tashmë e ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë në Premier League. Mesfushori francez i cili kërkon me ngulm largimin nga Paris Saint Germain në verë pritet të transferohet në kampionatin anglez. Vështirësitë e hasura nga Barcelona dhe Bayerni për të plotësuar kërkesat e klubit francez lidhur me kartonin e 23-vjeçarit e kanë shtyrë këtë të fundit të pranojë një nga ofertat e klubeve angleze. Manchester City, Tottenhami e Liverpooli janë gati të plotësojnë çdo kërkesë për të marrë shërbimet e Rabiot.

Zjarr Tv Ad