Rama batuta me boksierin: Kë ke në mendje kur gjuan? Thuaj ‘Rama ik’

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boksieri Alban Beqiri, ka rrëfyer në podcastin e kryeministrit Edi Rama, fillimet e karrirës së tij. Kur e nisi këtë rrugëtim, Beqiri thotë se është përballur me shumë komente nga njerëzit që s’do e fitojë dot medaljen dhe kjo ishte një shtysë për të që të mos dorëzohej.

Rama bëri batuta, duke e pyetur se kë mendon kur gjuan në Ring. Ai i sugjeroi të mendojë për të dhe të thotë ‘Rama ik’. Nuk munguan të qeshurat.

Alban Beqiri: “Dua të nis me falënderim si gjithë kolegët për gjithë këtë vlerësim të madh. Boksi ka qenë i ndaluar për një periudhë kohore të gjatë dhe vështirësia për të qenë në një hap me vendet e tjera ishte shumë e vështirë. Kur nisa boksin dëgjoja zëra që nuk mund të arrihet një medalje, kjo ishte diçka që më bëri të mos largohesha, e ktheva në forcë dhe doja me patjetër ta arrija”.

Rama: Kë ke në mend që të nxit t’i biesh më fort?

Alban Beqiri: “Nuk fokusohemi te dikush, mundohemi të jemi sa më të qetë. Nuk bëjmë neglizhime, mund të jesh shumë i mirë dhe kundërshtari më i dobët të gjen pikën. Duhet të jesh shumë vigjilent”.

Rama: Mund të thoshe edhe që të kam mend ty. Rama ik, Rama ik?

Zjarr Tv Ad