Toka e rrumbullakët? Debat mes të ftuarve, “shpërthen” Alfred Cako: Juli do dëgjosh xhaxhkën ti apo jo, apo do llafosësh kot?

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Më lër të flas” ka patur dhe debate mes të ftuarve, ku gjithsecili shprehte mendimet apo besimet e tyre në tema të caktuara.

Të ftuar kanë qenë Alfred Cako, pastori Akil Pano, gazetarja e njohur Juli Ristani dhe astrologia Liza Gjika. Një diskutim është bërë edhe mes gazetares Juli Ristani dhe Alfred Cakos i cili duke e quajtur veten “xhaxhkë”, i kërkon ta lërë të flasë dhe të mbarojë mendimin e tij.

Alfred Cako: Pse u vra Giordano Bruno, për tokën e rrumbullakët?

Juli Ristani: Po, toka është e rrumbullakët.

Alfred Cako: Ku e ka thënë Girdano Bruno këtë? Ma thoni një vend sepse unë kam botuar 800 faqe monografi.

Juli Ristani: Po tani dhe ne nuk e kemi parë Skënderbeun, megjithatë janë faktet, artefaktet, janë gojëdhënat që vijnë deri në vitin 2023.

Alfred Cako: Juli do dëgjosh xhaxhkën ti apo jo, apo do llafosësh kot?

Juli Ristani: Do e dëgjoj xhaxhkën, patjetër.

Alfred Cako: Dëgjoje xhaxhkën këtu. Kam botuar 800 faqe monografi të Giordano Brunos, në asnjë vend nuk ka se toka është e rrumbullakët. Vetëm për magji është dënuar nga Vatikani sepse ishte me Laktantusin dhe me Egjiptin e vjetër dhe që të futesh tek magjia.

Akil Pano: Fredi bëri një parantezë shumë të bukur. Ekzistojnë në botë këta demonë ose fryma familjare që njohin veprimtarinë apo historikun e familjeve të caktuara, sepse këto shpirtra të cilat enden nëpër botë, janë këtu përpara se ne të vinim në këtë botë dhe njohin historinë e gjyshit, stërgjyshit, hallës, dajës, tezes, dhe në momente të caktuara kur ti shkon një fallxhor, ka raste që këto fryma familjare, apo demonë, hyjnë në veprim dhe tregojnë disa të vërteta që i njohin sepse kanë qenë në këtë botë përpara nesh.

Zjarr Tv Ad