Rama dhe Vuçiç sfidojnë BE-në/ Pollo: Efekti i parë i Ballkanit të Hapur

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi de fakto i Ballkanit të Hapur, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se liderët e kësaj nisme mund të bojkotojnë një samit të thirrur nga Bashkimi Europian.

Vuçiç tha se ka telefonuar edhe kryeministrin Edi Rama për të koordinuar veprimet e tyre në kuadër të Ballkanit të Hapur.

“Pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, jemi marrë vesh që nesër në mesditë ta tregojmë vendimin tonë nëse do të marrim pjesë në këtë samit”, tha Vuçiç.

Ndërkohë ky skandal ka sjellë edhe reagimin e parë nga opozita. Genc Pollo thotë se ky është fekti i parë i Ballkanit të Hapur.

“Efekti i parë i dukshëm i Ballkanit të Hapur: Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor/ Këshilli Europian.

Refuzimi publik i ftesës, akt anti-europian e shumë i dëmshëm për Shqipërinë e më gjerë,” shkruan ai.

Kujtojmë se Edi Rama ka deklaruar se nëse nuk hapen negociatat me BE-në, vendi do ndryshojë kurs.

Zjarr Tv Ad