‘Rama e çoi në riedukim’/ Bogdani: Gazetarin Muka mund ta heqin nga puna! Ka ndodhur me vrasjen e Ardit Gjoklajt

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogadani ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama me riedukim për gazetarin Klevin Muka.

Në postimin e tij në Facebook, Bogdani ka aluduar se pas këtij vendimi të Ramës nuk është çudi që gazetarin Muka edhe ta largojnë nga puna. ‘Kjo nuk është hera e parë që ndodh, kjo sjellje ka kohë që ka filluar, një ndër rastet e para ka qënë ai kur u shkarkuan nga puna të gjithë gazetarët e emisionit investigativ mbi abuzimin e Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliaj dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë!!!’, ka theksuar Bogdani.

Postimi i plotë i Gerti Bagdanit:

A mos valle pas vendimit me ‘riedukim’, gazetarin Klevin Muka e pret edhe largimi nga puna?!Liria e shprehjes dhe e fjales ne Shqiperi ka kohe qe ka marre goditje shume te forte!!! Edhe me e rende do te jete kjo goditje ne varesi se si do jete sjellja ndaj Klevin Muka, gazetari i guximshem qe ne disa raste e ka vene me shpatulla pas murit Kryeministrin dhe qeveritare te tij!!!

Vendimi per ‘riedukim’ dhe pezullim nga konferencat per shtyp ne vetvehte eshte shume i rende dhe ne nivelet e censures se fjales se lire!!!Por akoma me e rende dhe realisht fatkeqesi do te jete nese neser, sic mund te jete paralajmeruar, Klevi Muken e pezullojne edhe nga puna!!!Kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh, kjo sjellje ka kohe qe ka filluar, nje nder rastet e para ka qene ai kur u shkarkuan nga puna te gjithe gazetaret e emisionit investigativ mbi abuzimin e Bashkise Tirane dhe Erion Veliaj dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt ne Sharre!!!

Ndaj eshte shume e rendesishme protesta e gazetareve sot, jo thjeshte qe t’i ruajne vendin e punes Klevi Mukes, por te ruajne dinjitetin e gazetarit dhe fjalen e lire Shqiperi!!!Ndaj eshte e rendesishme protesta ne date 7, qe Kryeministri i vendit te mos sillet si pronar i gjitheckaje dhe gjithekujt ne Shqiperi !!!

Zjarr Tv Ad