“Rama erdhi i droguar në Kuvend”, pas fjalës së Bashës, opozita lë Kuvendin

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike ka qenë i fundit nga radha e opozitës që ka marrë fjalën, para se ajo të braktisë Kuvendin.

Kreu i PD-së komentoi deklaratat e Ramës dhe sjelljen e tij, teksa tha se ai erdhi në Kuvend në gjendje të rënduar psikike dhe refuzon të bëjë kontrollin për drogë dhe testin mendor. Duke iu referuar përgjimeve të Zërit të Amerikës, Basha tha se ato përgjime tregojnë se Rama ka ardhur në pushtet duke vjedhur votën me anë të kriminalëve.

Shfaqja e shëmtuar e një njeriu të droguar ka vetëm një shpjegim. Ai nuk donte të vite ne Kuvend, por me pas erdhi në gjendje të rënduar psikike. Kemi një njeri që refuzon të bëjë kontrollin e drogës dhe testin mendor. Ai paraqitet në një gjendje të rënduar psikike. Ai e ka quajtur Zërin e Amerikës kazan. Mbrëmë VOA publikoi një hetim të thelluar të një rrjetit investigativ gazetarësh ku tregohet se si Rama në vitin 2017 e mori pushtetin me paratë e bandave dhe të drogës.

Dosja 339 trego vetëm me aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trafikuar në këtë Kuvend, jo deputetët, por kukulla të krimit. Denoncimi e parë për këtë çështje e kam bërë unë në këto foltore. Rama erdhi në gjendje të droguar në Kuvend”,- tha Basha.

Menjëherë pas fjalës së kryedemokratët, deputetët e PD-së dhe të LSI-së janë larguar nga Kuvendi.

Zjarr Tv Ad