Rama: Familjet e prekura nga tërmeti u garantohet qeraja deri në maj 2021

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për familjet e prekura nga tërmeti do tu garantohet qeraja deri brenda majit 2021. Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit kryeministri Edi Rama foli për dy kontrata tip.

Edi Rama: “Për qeratë që ne kemi detyrimin bashkitë duhet të garantojnë marrëveshjen me ata që kanë dhënë qeratë, që të mos nisë historia e rritjes së qerasë. Po kështu do të bëjmë dhe një kontratë tip garancie të qeverisë që deri brenda majit të vitit 2021 marrim përsipër strehimin tënd. Pra kontratë individuale që ky është detyrimi ndaj meje. Cilido që mund të mos marrë atë që i takon sipas kontratës të ketë të drejtë që me këtë kontratë ti vendosë qeverisë penalitete”

Kryeministri u ndal tek inventarizimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti që të mos lihet vend për abuzim.

Edi Rama: ”Bëni kujdes me inventarin.. ka raste që po i bien mureve me varre se do na bëjë shtëpi Elvisi apo Arbi apo qeveria. Mos bëni. Inventari është ky që është..Ne kemi bërë inventor dhe na rezultojnë mbi 2 mijë banesa”

Zjarr Tv Ad